Qyteti me shumicë shqiptare nga sot nuk do të qeverisët më nga shqiptarët, por nga partia malazeze në pushtet e Milo Gjukanoviç, DPS, e cila në zgjedhjet e së dielës për pushtetin lokal ka marrë shumicën e vendeve në këshillin komunal.
Kështu, pas 24 vjetësh, kjo komunë me shumicë shqiptare nuk do të udhëhiqet nga një parti shqiptare. Kryetari i deritashëm, Nazif Cungu, ka thënë se nuk e priste këtë humbje të partisë së tij, Forca e Re Demokratike, e cila ka marrë tetë vende në këshill, një më pak se partia e Gjukanoviçit.
Në një deklaratë për shtyp Cungu ka thënë se e pranon humbjen, por ka premtuar që në zgjedhjet e ardhshme do ta rimarrin pushtetin në qytetin e Ulqinit.
Nga numërimi i votave rezulton se nga 33 vende që ka këshilli i komunës, DPS ka marrë 9 vende, Forca e Re Demokratike 8, “Së Bashku për një Ulqin Më të Mirë” 7, DUA 3, SDP 2, CG 2 ndërsa SNP dhe DF nga një vend.
DPS ka bërë kështu çudinë duke ia kaluar për herë të parë në histori Forcës së shqiptarëve. Nga 19 169 votues që ka ky qytet, gati 3,177 votuan për partinë malazeze që gëzon edhe pushtetin qendror. Mbase 30% më shumë se në zgjedhjet e fundit.
Çfarë zhgënjimi nga ana tjetër për shqiptarët. Forca ka mbetur vetëm me 8 vende në Këshillin e Komunës nga 11 që kishte përpara zgjedhjeve.
Cungu fajësoi rolin e luajtur nga qeveria qendrore dhe nuk pranoi të fliste për një koalicion të mundshëm me partinë kryesore malazeze për të qeverisur së bashku qytetin e shqiptarëve.
DUA (Unioni Demokratik i Shqiptarëve) priste shumë më tepër vota. Me vetëm 3 vende në Këshill zhgënjimi ishte i madh.
Zgjedhjet e parakohshme, përçarja mes shqiptarëve dhe ndihma e pabarabartë nga qeveria qendrore ndikuan të gjitha në humbjen e shqiptarëve.
Menjëherë pas shpalljes së rezultateve, në rrugët e qytetit janë shfaqur me makinë mbështetësit e partisë malazeze, në mesin e të cilëve edhe shqiptarë.
admin
11 years ago
next article
U promovua Nëndega e FRI-së në Karshiakë
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
1 year ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
1 year ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago