Categories
Opinione

Zgjedhjet/zgjidhjet parlementare serbe pro dhe kundër?!

Kjo temë për shqiptarët në ish Kosovë Lindore, apo Luginë të Preshevës si duket tashmë që dy dekada është shumë e ndishme! Aq e ndieshme sa nuk bëhet dot!!! Gjithmonë i ka ndarë në dy taborre apo kampe partitë politike shqiptare, e sidomos dy më të mëdhat tradicionale dhe elektoratin e tyre, jo dhe aq të qëndrushëm në një provinvë gjysmëurbane.
Partia Demokratike Shqiptare në historikun e saj një herë ka marrë pjesë dhe është përfaqësuar në institucionin qendror të sovranitetit të shtetit ndërsa rivalja e saj më e madhe, Partia e Veprimit Demokratik gjithmonë është pjesë e zgjedhjeve parlamentare duke e deleguar sovranitetin politik të elektoratit të saj në qendër. Poashtu, edhe kësaj rradhe, me shumë gjasë nuk kanë lëvizur pozicionet, dhe tashmë është e njohur se sikur njëra e sikur tjetra, si duket këto cëshje i kanë “çimentosur” dhe gjithcka është e njohur!? Të tjerat subjekte, vetëm rradhiten varg e vi në këto dy kampe tradicionale, dhe pak a shumë këto të parat kanë vepruar si forcë gravitacionale për tjerat, sikur me qenë “sistemi planetar politik i Luginës së Preshevës”!!!
Takimin e rradhës e kanë paralajmëruar me datë tetë të këtij muaji, pra nesër në ditë të shtune, si takimi përfundimtarë për të vendosur dicka- për të zgjedhur për zgjidhjet, apo për të zgjidhur për zgjedhjet dhe krejt kjo varet nga kalkulimet politike që janë të natyrshme.
Ta delegojmë apo të mos e delegojmë sovranitetin e minoritetit shqiptarë në sovranin legjislativ dhe diplomacin e Kuvendit të Republikës së Serbisë? Të participojm apo jo në Beograd dhe të influencojm në ligjvnien e shtetit?! Këto pyetje janë të rëndësishme për politikën shqiptare këtu, por sa duhet të jenë alternativa politike, këtë mund ta dinë vetëm politikbërësit tanë?! Nga dalja apo mosdalja në zgjedhjet parlamentare, në rrethanat specifike të cilat gjendemi, a kemi dhe dimensionin ndërkombëtar të prodhimit të problematikës tonë, apo jo?!
Republika e Shqipëris dhe ajo e Kosovës, dy shtetet amë tonat dhe diplomacit e tyre  kanë dhënë nga një “opinion” por ka munguar ndonjë rekomandim alternativ bazik i argumentuar fort, edhe nëse kanë dhënë në të kaluarën por dhe sot e kanë bërë në emër të konstruktivitetit dhe “ta hekim nga vetja!” Nuk pamë asnjëherë ndonjë institucion amë, të bënte ndonjë studim e analizë enkas për këtë gjendje, e me gjasë kjo nuk mund të ndodhë edhe pak kohë derisa të mos kemi një principium identitatis të politikës shqiptare.
Zgjedhjet dhe dimensioni ndërkombëtar i tyre.
Këto ditë kishim mjaft vizita të diplomacis ndërkombëtar me gjithë atë mori institucionesh që janë prezent këtu në vend dhe të diplomacive të huaja në Beograd. Ata sa dëshironin influencën e tyre për pjesëmarrjen në këto zgjedhje, duke krijuar një klimë të mirëfilltë dialogu, sa duke na matur opinion dhe gjykimin politik për këto zgjedhje. E kanë patur të ditur se forcat politike tradicionale cfarë qëndrimi kanë, mirëpo ato duhet ta kryejn misionin e tyre. Për ata, cështja që më së shumti i interesonte ishte pozicionimi i disa subjekteve më të vogla që sado pak janë element  (de) konstituiv duke (mos) ju bashkangjitur ose njërit ose tjetrit kamp tradicional apo dhe lëvizjeve tjera që mund të bëhen në qeverisjet lokale shqiptare, në Preshevë e Bujanoc.
Bashkësia ndërkombëtare e vëzhgon gjendjen, proceset dhe lëvizjet e cdo njërës vec e vec, sepse nga syri i tyre këto lëvizje janë të rëndësishme në marrëdhëniet ndërmjet kombeve që jetojn këtu dhe të ardhmen politike të kësaj pjesë të ballkanit perëndimor. Pa asnjë dyshim diplomacia ndërkombëtare kërkon pjesëmarrjen e minoritetit tonë në Beograd, në anën tjetër duke mos ndërhyrë në vullnetin e “brendshëm” të serbëve të Kosovës për destruktivitet në shtetin e rid he duke e injoruar reciprocitetin politik.
Në ballkanin perëndimor, cështjet janë të hapura edhe pak kohë! Kjo është e tillë si duket deri në momentin kur nuk mbahet Konferenca Ndërkombëtare për pajtimin përfundimtar të Shteteve të Bashkuara dhe Federatës Ruse për kufinjtë e ballkanit perëndimor në epokën e pas shkatërrimit të ish Jugosllavisë. Kësaj Konference tërë kohën i ka ikur SHBA duke mos e njohur palë serioze globale F. Ruse në periudhën e pas Luftës së Ftohtë në botën unipolare me një superfuqi- me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye.
Shikuar në rrjedhat globale, kjo me gjasë do të ndodhë sidomos tashmë pas konflikteve të ashpra në Lindjen e Mesme e sidomso me nyjen e saj me Sirinë, dhe si duket Federata Ruse tashmë e ka “stagnuar” gjendjen duke influencuar dhe kërkuar më shumë hise në influencën globale të interesave. Ka shumë gjasë që Shtetet e Bashkuara të bëjnë disa kompromise/konsensuse të vogla në Lindjen e Mesme, në favor të kënaqjes së interesave Ruse në saj në ballkan, e sidomos me aleatin vëllazëror me Serbinë. Mos të habitemi për këto lëvizje dhe ndikimi global, sepse për superfuqitë globai është bace kalkulimi.
Si përfundim, derisa të mos ndodhë kjo Konferencë ende ka “cështje të hapura” në ballkanin perëndimor, e sidomos në mes të shqiptarëve dhe serbëve, sheteve të tyre dhe cështjeve etnike të këtyredy popujve fqinjë, prandaj sot edhe cështjet më të vogla lokale kanë dimensionin ndërkombëtar dhe duhet shikuar edhe në rrjedhat e këtyre proceseve.
A janë të vetëdijshme politika/at tona këtu për këtë cështje? A kanë sens për nuhatjen e këtyre cështjeve dhe ndërlidhjen me rrjedhat globale? Nuk e di, por një gjë jam i sigurt, se asnjë parti politike shqiptare këtu nuk ka një studim, analizë e projekt serioz, për këtë dhe cështje tjera!!!
Situata e brendshme.
Pas heqjes së kompetencave të Gjyakatës Themelore të Komunës së Preshevës, pas marrjes antikushtetuese të atyre pak kompetencave të KNSH-së, pas diskriminimit me shifra duke na njohur edhe ndërkombëtarisht si numra simbolik, duke mos e njohur komunikimin e gjuhës dhe shkrimit shqip në raport me institucionet qendrore, duke mos e njohur asnjëherë politikisht seriozisht “deputetin popullor”, burgosjet e pafajshme, arrestimet makabre, duke mos e demilitarizuar Karadakun tonë dhe rikthimin normal të popullatës e sanimin e gjendjes atje, heqjes tinzare të Monumentit- atëherë mendoj se pak kemi arsye për përgjigje pozitive zgjedhjeve parlamentare.
Derisa në qeverisjen qendrore ende nuk kemi një klimë e gatishmëri serioze për normalizim të gjendjes dhe trajtimin tonë si qytetarë të barabart dhe madje të kemi një “diskriminim pozitiv”, dhe mbi të gjitha derisa të mos ndodhë Konferenca e lartëpërmendur dhe shafitjen përfundimtare të gjendjes tonë- kemi pak arsye të dalim në kutia të votimit!
Cdo qytetar dhe subjekt politik me elektoratin e saj, ka arsye të zgjedhë/zgjidhë dhe të krijon pozicionimin e vetë, sepse qytetaria politike kërkon pjesëmarrje aktive në jetën publike pa presion dhe me vullnet të lirë, andaj kemi të drejtë të vendosim- të zgjedhim apo të zgjidhim me datë 16 mars të këtij viti.

Exit mobile version