Në zyrat e Forumit Rinor Islam në Tetovë u mbajtën garat mes nxënësve më të dalluar të shkollave të mesmë të këtij qyteti në lëminë e fjalimeve motivuese dhe përgatitjes së dokumentarëve filmik.
Paraprakisht këta nxënës për 12 javë rradhazi kanë ndjekur trajnime në lëminë e debatit dhe komunikimit, media dhe publicistikës dhe menaxhmentit dhe lidershipit. Në këto trajnime kanë mundur të përfitojnë njohuri dhe aftësi të reja për prezentime dhe fjalime publike, menaxhimin e projekteve dhe punës me medium. Modulet trajnuese kanë patur karakter interaktiv dhe nxënësit janë treguar shumë të suksesshëm me njohuritë dhe përvojën e tyre. Nga ana tjetër këto module janë udhëhequr nga ekspertë dhe profesorë të lëmive konkrete që kanë ndarë përvojat dhe njohuritë e tyre më këta nxënës.
Në garën e lartëpërmendur morën pjesë dhjetë nxënës me fjalimet e tyre motivuese, dhe tre dokumentare të përgatiura nga grupet e nxënësve. Juria në përbërje Mr. Agron Kurtishi, Rihan Saiti dhe Bashkim Sulejmani u ndanë mjaft të kënaqur nga performimet e nxënësve. Për fjalime motivuese u zgjodhën dy fitues edhe atë Vjollca Idrizi nga shkolla e mesme ekonomike dhe Adisa Sejdiu nga shkolla e mesme medicinale, të cilat do ta përfaqësojnë Tetovën në garat finale në Shkup, në kuadër të projektit Talentium. Kurse si dokumentarë më i mirë u shpall dokumentari me titull “Rrota e jetës”.
Përvoja e këtij projekti u tregua mjaft e suksesshme dhe nxënësit që morën pjesë në të treguan gatishmëri për sfida të reja dhe vendosmëri që të zhvillojnë aftësitë e tyre komunikuese dhe menaxheriale. Shpresojmë që eksperienca e tillë të vazhdojë edhe vitet në vijim. Talentiumi mirëpret nxënësit entuziast dhe të guximshëm.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam