Categories
Lajme

Zhvillohet ceremonia e larjes së Qabesë së shenjtë

Siç është zakon, edhe këtë vit, në ditën e parë të muajit Shaban, është zhvilluar ceremonia e larjes së Qabesë së shenjtë me ujë zemzemi dhe esence trëndafili

Duke pasur parasysh se mbreti saudit Abdullah gjendet për vizitë zyrtare në Marok, ceremonia e larjes vazhdoi nën mbikëqyrjen e guvernatorit të Mekës, princit Khalid al-Fejsal.

Larja tradicionale e Qabesë u ndoq nga zyrtarët e lartë, përfshirë drejtorin administrativ të “dy tempujve të shenjtë” Shejh Abdurrahman bin Abdulaziz es Sudaisi dhe Kryetari i Mekës Usama el-Bar.

Pasi princi Khalid el-Faisal dhe zyrtarët në nivel të lartë falën namazin e sabahut, ata kryen tavafin rreth Qabesë.

Ceremonia e larjes së Qabesë fillon me faljen e dy rekateve të namazit. Pastaj, gjatë hyrjes në Qabe, muret pastrohen me pëlhurë të bardhë të lagura në përzierjen e ujit të zemzemit me esence trëndafili. Dhe pasi muret thahen me pëlhurë të bardhë, brendia spërkatet me aromë të trëndafilit dhe drurit të santalit./igj/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version