Një formacion yjesh: Nikopolidis, Maldini, Cannavaro, Hierro, Salgado, Gattuso, Zidane, Figo, Nedved, Ronaldo, Suker. Të gjithë këta futbollistë në të njëjtën skuadër për eventin e bamirësisë “Match Against Poverty”.
Ish-futbollistët më të mirë të planetit u përballën me Young Boys dhe fituan me rezultatin 8-6.
Zvicerani Stephane Chapuisat ishte golashënuesi më i mirë i takimit me 3 gola. Edhe Christian Vieri tregoi që nuk e kishte humbur nuhatjen për golin. Ish-sulmuesi i Italisë shënoi një dygolësh.
Me skuadrën e Ronaldo dhe Zidane luajti edhe futbollistja braziliane Marta, e shpallur nga FIFA si lojtarja më e mirë për 5 vite radhazi.
Në stadiumin e Bernës në Zvicër ishin mbledhur plot 18 mijë tifozë. Fitimet nga shitja e biletave do të shkojnë për të prekurit nga tajfuni Haiyan që shkatërroi Filipinet nëntorin e kaluar.
Categories