Sulmet zjarrvënëse në xhamitë e myslimanëve turq në Gjermani ngrejnë shqetësimet në rritje të islamofobisë dhe racizmit. Prej vitit 2012 deri tani vetëm në Gjermani kanë qenë në shënjestër 81 sulme ndaj xhamive.
Një delegacion turk i përbërë nga zyrtarë të Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Parlamentit turk dhe kreu i turqve jashtë vendit dhe Komunitete të ngjashme të Drejtorisë së Kryeministrisë turke ka filluar një vizitë dy-ditore në Gjermani, për të pyetur në lidhje me masën e sulmeve dhe të dyshimit për zjarrvënie.
Vizita e tyre e parë ishte në Xhaminë e Mevlanës, në Berlin. Një zjarr shpërtheu në një pjesë të xhamisë, e cila ishte duke u ridekoruar, më 11 gusht 2014. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, por zyrtarët gjermanë thanë se ata gjetën gjurmë të një lëngu të djegshëm në vendin e ngjarjes, duke dëshmuar për zjarrvënie. Xhamia, e vendosur në Kreuzberg, një lagje e Berlinit e quajtur si ” Stambolli i Vogël” për shkak të popullsisë së madhe të turqve – afërsisht 40.000 banorë, xhamia ishte pjesërisht e hapur për lutjet sepse po zhvillohen punimet në rindërtimin e saj, një objekt me strukturë 40 vjeçare.
Një ditë para sulmit në Berlin, Xhamisë Sulejmanije në qytetin gjerman Bielefeld iu vue zjarri nga të dyshuarit të cilët dogjën disa Kur’anë në xhami. Në muajin shkurt, Xhamia Qendrore në Këln, një nga xhamitë më të mëdha në Gjermani, ka qenë objekt i sulmeve. Të dyshuarit e përplasën një makinë në hyrje të xhamisë dhe u përpoqën për t’i vënë zjarrin xhamisë.
Vetëm në Gjermani, përveç tri sulmeve të fundit, 78 sulme janë bërë ndaj xhamive që nga viti 2012 dhe 219 sulme u kryen në mes të viteve 2001 dhe vitin 2012 Edhe pse sulmet me zjarrvënie mbeten të rralla, krimet e urrejtjes ndaj myslimanëve janë përhapur në Evropë. Në Norvegji, imami pakistanez i xhamisë, ku një kokë derri ishte vendosur në derën e xhamisë, më parë, u plagos në një sulm sëpatë në qershor. Xhami të tjera në Norvegji kanë marrë kërcënime për zjarrvënie. Sulmet raciste dhe islamofobe kanë qenë në shënjestër edhe në xhami të tjera në Danimarkë dhe Britani të Madhe, edhe pse nuk pati viktima. Së bashku me xhamitë, myslimanët ishin në shënjestër të krimeve të urrejtjes. Në Londër, 500 myslimanët kanë qenë viktima të krimeve të urrejtjes në vitin 2013.
Në Holandë, katër të dyshuarit u përpoqën të sulmojnë një xhami të drejtuar nga turqit në muajin qershor, por komuniteti mysliman e ka penguar sulmin. Sulmet të vogla ndaj xhamive ka patur në disa qytete holandeze në vitin 2013. Katër xhami kanë qenë objekt i sulmeve, duke filluar nga sulmuesit që kanë hedhur vezë dhe koktej molotovi, në raste tjera koka të derrave ‘u lënë në xhami. Në Austri, simbole naziste, svastika, kryqe të thyer, i “zbukuruan” muret e një xhamie në këtë muaj.
Komuniteti turk i sheh sulmet si incidente të izoluara nga grupet ekstremiste edhe pse ata kritikojnë median gjermane dhe qasjen e politikanëve ndaj sulmeve në një mënyrë krejtësisht ndryshe, pa përmendur kërcënimet.
Në një vizitë në Xhaminë e Mevlanës, më 23 gusht 2014, zëvendës kancelari i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, tha se ai e ka parë sulmin ndaj xhamisë si të rëndësishëm, si çdo sulm ndaj çdo qendre komunitare. Ai tha se ata nuk duan “konfliktet” në vende të tjera që t’i sjellin në Gjermani dhe se Gjermania dëshiron bashkëjetesën paqësore të kulturave të ndryshme.
Burimi: Dailysabah
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
=====================
Categories