Chrome: YouTube e bën të lehtë shikimin e videove në ekran të plotë me një shtypje të butonit F në tastierë, por nëse e dëshironi këtë funksion përgjatë tërë shfletuesit tuaj, atëherë Fullscreen Anything e kryen këtë gjë mjaft mirë.
Shtojca për Chrome punon me fotografi, video dhe lojërat Flash për të zmadhuar çfarëdo përmbajtje. Ajo nuk funksionon në aplikacionet e Chrome, por për to mund ta provoni këtë gjë.
Për fotografi, faqet si Imgur kanë punuar mjaft mirë, por për uebfaqet e tjera, mund të keni probleme për ta hapur një fotografi në një tab të ri përpara se ta bëni atë që të punojë.
Me video po ashtu kjo shtojcë ia del mjaft mirë, duke përfshirë disa lëshues pronësorë. Ju mund të shtypni Ctrl+Space për të zmadhuar përmbajtjen ose të klikoni ikonën e Fullscreen Anything në shiritin tuaj me mjete.
Fullscreen Anything (PCWorld Albanian)