Për herë të parë në historinë e Turqisë moderne, një zonjë e parë e vendit, ve këmbën në kuvendin popullur, pa e hequr shaminë e kokës. Diçka e tillë ndodhi në seancën e parë të hapjes së punimeve të vitit të ri legjislativ, pranë asamblesë së përgjithshme të kuvendit popullor turk.
Zonja e parë e vendit, bashkëshortja e presidentit Abdullah Gyl, ndoqi seancën dhe fjalën e të shoqit të saj, pa e hequr shaminë e saj islame.
Në seancën e parë të kuvendit, merrnin pjesë vetë Kryeministri Erdogan, ministra të qeverisë, krerë të partive opozitare, shefi i shtabit të përgjithshëm dhe krerë të tjerë ushtarakë. /ardhmeriaonline/