Kryeministri i Turqisë, Rexhep Erdogan, është takuar në kryeqytetin e Japonisë, me pasardhësit e japonezëve të cilët u erdhën në ndihmë marinarëve turq të fregatës “Irtogul” e cila u mbyt në vitin 1890, pranë brigjeve të qytetit Koshimoto për shkak të një stuhie.
Erdogan shprehu mirënjohje të thellë për gjyshërit e të pranishmëve për aktin e tyre të paharrueshëm. Njëkohësisht, ai falënderoi dhe zyrtarët të cilët vendosën marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai citoi dhe familjen Muhjidin Efendi, e cila kishte dhuruar një truall vakëf për ndërtimin e një xhamie të madhe. Erdogan u lut që Zoti ta mëshirojë këtë familje, por fjalët “Zoti e mëshiroftë” duket se e bllokuan përkthyesen japoneze. Nga ana e tij, Erdogan e kuptoi dhe pasi i buzëqeshi, i tha se e kupton vështirësinë e përkthimit të kësaj shprehjeje. /ardhmeriaonline/