Categories
Lajme FRI

Zulejha Imeri, aktiviste e FRI-së, studentja e gjeneratës në Fakultetin Ekonomik në Stamboll

Zulejha Imeri ka lindur në Shkup, ku ka ndjekur shkollimin fillor dhe atë të mesën në shkollën e mesme ekonomike “Arseni Jovkov”.

Për studime ka vazhduar në Universitetin Tregtar të Stambollit, Fakulteti Biznesit – dega Ekonomi përgjatë periudhës 2013-2018 në të cilin fakultet u zgjodh si studentja e dalluar e gjeneratës me notë mesatare 10.00 të të gjitha drejtimeve në turqisht dhe anglisht. 

Ndërkaq në mesin e 1000 studentëve të Universitetit Tregtar të Stambollit u shpall si studentja e dytë më e mirë.

Ajo njëkohsisht ka kontribuar edhe në shumë organizata rinore në Turqi dhe në vendin tonë njëra prej tyre edhe Forumi Rinor Islam në të cilën është aktiviste tanimë disa vite.

Exit mobile version