Më shumë se 100 mijë qytetarë zviceranë kanë nënshkruar një peticion ku i kërkohet qeverisë që paga minimale mujore të jetë gati 2500 franga zvicerane ose 2800 dollarë.
Organizatorët dorëzuan pranë qeverisë të premten peticionin me gati 120 mijë firma të mbledhura, të cilat janë të mjaftueshme që ekzekutivi të thërrasë një referendum për të vendosur pagën fikse.
Kjo nismë ka për qëllim zbutjen e hendekut të pagave në sektorë të ndryshëm, ku rroga luhatet nga numra me 3 deri në 7 ose më shumë shifra.
Sipas ligjit zviceran, qytetarët mund të organizojnë sa herë të duan nisma popullore që mundësojnë kanalizimin e zemërimit publik në një veprim të drejtpërdrejtë politik.
Dita e organizimit të referendumit nuk është vendosur ende nga qeveria, pasi më parë sipas “Reuters” pritet që të shqyrtohet problemi.
Zakonisht, Zvicra mban disa referendume brenda një viti.
/Start/
Categories