Xherdan Shaqiri nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një të ardhme ta lë Përfaqësuesen e Zvicrës për t’iu bashkuar asaj të Kosovës, pas anëtarësimit të shtetit të ri në UEFA e FIFA.
Në fakt, gjatë një interviste për tabloidin e njohur zviceran, ‘Blick.ch’, mesfushori kosovar është pyetur nëse planifikon t’i bashkohet përfaqësueses kosovare, me arsyetimin e këtij tabloidi se tifozëve zviceran u intereson një qëndrim nga vet Shaqiri rreth kësaj çështje të ndjeshme.
Por, ylli i përfaqësueses helvetike nuk e ka prit mirë këtë pyetje. Duke u munduar t’i shmanget pyetjes, Shaqiri nuk ka përjashtuar asnjë mundësi. Por, 22 vjeçari ka thënë se aktualisht ndihet mirë në skuadrën përfaqësuese të Zvicrës. “Nuk mund të flas rreth kësaj çështje, sepse Kosova tash për tash nuk ka kombëtare”, është përgjigjur Shaqiri./tribuna/