Categories
Lajme

Zvicra, numër një në botë për inovacione

Zvicra mbetet vendi më inovativ në planet për të tretin vit me radhë, sipas një raporti të publikuar të hënën nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO).

”The Global Innovation Index” për vitin 2013 ka renditur Zvicrën në krye të listës në botë, ndërsa më pas vijnë Suedia, Britania, Holanda dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Raporti konkludon se pavarësisht krizës ekonomike, shpenzimet për kërkime e zhvillim e kalojnë nivelin e vitit 2008 në shumicën e vendeve.
Indeksi ka hulumtuar 142 vende në gjithë botën, duke përdorur 84 tregues, përfshirë cilësinë e universiteteve, kapitalin mikrofinanciar për të vlerësuar aftësitë e inovacionit dhe rezultatet e arritura.
“Performanca  e Zvicrës dhe e Suedisë pasqyron faktin se të dyja vendet janë lidere në të gjitha komponentët”, thuhet në një komunikatë shtypi të  WIPO-s.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka përshëndetur të hënën raportin në një takim ekonomik dhe social të OKB-së në Gjenevë./albinfo.ch/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version