Partia për Drejtësi e Zhvillim e Turqisë (AKP) ka nominuar zyrtarisht kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan si kandidatin e saj presidencial për të hyrë në zgjedhjet e para presidenciale në Turqi, që do të mbahen më 10 gusht.
Zëvendëskryetari i AKP Mehmet Ali Sahin njoftoi kandidaturën e kryeministrit, ndërsa lajmi u mirëprit me duartrokitje të forta nga anëtarët e partisë.
“Normalisht është e nevojshme që të ketë të paktën 20 nënshkrime për një kandidat presidencial. Ne morëm nënshkrimet e të gjithë deputetëve të partive,” tha Sahin, para shfaqjes së një filmi që portretizon Erdoganin në rininë e tij dhe gjatë gjithë karrierës së tij politike.
Dy partitë kryesore të opozitës – Partia e qendrës së majtë Republikane Popullore (CHP) dhe Partia e krahut të djathtë Lëvizja Kombëtare (MHP) – kanë njoftuar tashmë ish shefin e Bashkëpunimit Islamik Ekmeledin Ihsanoglu, si kandidatin e tyre të përbashkët.
Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan do të hyjë në garën presidenciale si favorit, pasi sondazhet e opinionit kanë sugjeruar tashmë një fitore të qartë.
Presidenti aktual Abdullah Gul dje konfirmoi se ai nuk do të kandidojë për një mandat të ri. /mesazhi/
EDITOR
10 years ago
previous article
Ja ku dita e agjërimit është më gjata dhe më e shkurta
next article
Marrëveshja me shokun e ngushtë
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago