Mario Gëtce është dhurata e parë për Pep Guardiolën. Bajerni i Mynihut zyrtarisht ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes me talentin e Dortmundit për transferimin në korrik.
20-vjeçarit i skadon në vitin 2016 kontrata me Borusian, por klubi bavarez është shprehur i gatshëm të paguajë shumën prej 37 milionë eurosh të parashikuara në marrëveshjen e lojtarit me ekipin aktual.
“Bajerni i Mynihut konfirmon se ka arritur marrëveshjen me Mario Gëtcen për transferimin më 1 korrik 2013”, thuhet në deklaratën e publikuar sot në ueb-faqen zyrtare të bavarezëve.
“Jemi gati të paguajmë shumën e parashikuar në kontratën e Gëtces me Dortmundin. Donim ta informonim Borusian rreth transferimit pas gjysmëfinales së tyre kundër Realit të Madridit”.
Nga ana tjetër, Borusia njofton se Gëtce ua ka bërë të ditur vendimin e tij për t’iu bashkuar Bajernit këtë verë, edhe pse klubit ende nuk i ka ardhur një ofertë zyrtare nga klubi bavarez. “Mario Gëtce dhe agjenti i tij Volker Struth na kanë bërë me dije se lojtari dëshiron të transferohet te Bajerni”, lexohet në komunikatën zyrtare të Burusias së Dortmundit.
“Drejtori sportiv Mikaeol Zork dhe trajneri Jurgen Klop u kërkojnë të gjithë tifozëve që pa kushte ta mbështesin Marion në ndeshjet e mbetura të sezonit, veçanërisht në përballjen tejet të rëndësishme kundër Realit të Madridit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Asnjë përfaqësues zyrtar i Bajernit të Mynihut nuk ka kontaktuar me Borusian e Dortmundit rreth kësaj çështjeje deri më sot”.
Drejtori i verdhezinjve, Hans-Joakim Vatzke, pranoi se vendimi i papritur i Gëtces për t’u larguar është lajm i keq për skuadrën, por shtoi se sulmuesi u soll në mënyrë korrekte ndaj klubit. “Sigurisht që jemi shumë të zhgënjyer, por dua të theksoj se si Mario edhe agjenti i tij vepruan në përputhje me kontratën”, komentoi Vatzke.
/Start/
EDITOR
12 years ago
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago