Categories
Lajme FRI

Zyrtare: S'ka 'shqiponjë' për shqiptarët e Zvicrës

Futbollistët shqiptarë të Kombëtares së Zvicrës nuk do të festojnë më me gjestin e shqiponjës pas shënimit të një goli. Lajmi që qarkullonte prej disa ditësh u bë zyrtar nga Valon Behrami, i cili është një prej 5 lojtarëve me origjinë shqiptare që luan për kombëtaren e Zvicrës.

Përpara ndeshjes kualifikuese për Euro 2016 me Lituaninë, të cilën Zvicra do ta zhvillojë këtë të shtunë, u organizua një takim ku morën pjesë kapiteni Gokhan Inler, mbrojtësi Stephan Lichsteiner si dhe Xherdan Shaqiri e Valon Behrami dhe në këtë takim u vendos që për respekt të vendit që ata përfaqësojnë, futbollistët me orgjinë shqiptare gjatë angazhimit të tyre me kombëtaren helvete në asnjë rast nuk do të festojnë me gjestin e shqiponjës pas shënimit të një goli.
Ky fakt u konfirmua nga gazeta zvicerane “Blick”, siç transmeton veqsport, e cila e vë theksin në fjalët e mesfushorit Valon Behrami. 29-vjeçari i Hamburgut, në një intervistë të dhënë për të përditshmen zvicerane, është shprehur se në këshillin e lojtarëve të mbajtur së fundmi futbollistët e kombëtares kanë vendosur se në respekt të vendit që ata përfaqësojnë si dhe të tifozëve nuk do të bëjnë më asgjë gjest që mund të mos u pëlqejë fansave.
Tema e festimit me gjestin e shqiponjës është diskutuar gjerë e gjatë në kombëtaren helvete pasi së fundmi të prekur edhe nga ngjarjet që ndodhën në Serbi-Shqipëri dy futbollistë shqiptarë siç janë Granit Xhaka dhe Pajtim Kasami e kanë festuar me gjestin e shqiponjës shënimin e një goli në skuadrat e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version