Një zyrtar i lartë i mbrojtjes izraelite konfirmoi të hënën se ushtria siriane kishte përdorur agjentët kimik kundër forcave të opozitës në Damaskun lindor muajin e kaluar.
Zyrtari tha se ushtria siriane kishte përdorur kimikatet në dy sulmet më 27 mars në lagjen Jobar në Damaskun lindor.
”Substanca që forcat e policisë siriane kishin përdorur kane shkaktuar probleme të frymëmarrjes,” citohet të ketë thënë zyrtari nga Radio Izraeli. “Ata nuk kanë asnjë ilaç përveç ndihmësit themelor të frymëmarrjes.”
Opozita siriane ka akuzuar regjimin e Asadit për përdorim të gazit helmues në lagjen Jobar, pas qarkullimit të pamjeve të një njeriu të shtrirë në një krevat duke u trajtuar nga mjekët.
Nuk kishte asnjë koment nga regjimi sirian për pretendimet.
Gushtin e kaluar, opozita siriane dhe Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar regjimin e Asadit për nisjen e një sulmi kimik në rajon Ghouta pranë Damaskut, i cili thuhet se vrau më shumë se 1,600 civilë, duke përfshirë gra dhe fëmijë.
Damasku ka mohuar akuzat dhe kishte pranuar të dorëzojë arsenalin e armëve kimike në përpjekje për të shmangur një sulm ushtarak nga SHBA-të./mesazhi/