Gjatë ditës së nesërme pritet që solemnisht të lëshohet në përdorim Sheshi Skënderbeu.
Kjo do të thotë, përfundimi i punimeve të fazës së parë së projektit, punime këto të cilat duhej të përfundonin më 28 nëntor të vitit të kaluar.
Sa i përket fillimit të punimeve të fazës së dyte, që nënkupton të shtrihet deri tek godina e Operas dhe Baletit, (Komuna Qendër) për të cilën ende nuk kanë marrë leje.
‘Përfundimi i punimeve të fazës së parë të Sheshit Skënderbeu, solemnisht lëshohet ditën e mërkurë. Sa i përket fillimit të punimeve të fazës së dyte jemi në procedurë të kompletimit të dokumentacionit të duhur, të marrim leje nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve (MTL), pastaj të hapet tenderi për zgjedhjen e ofertuesit më të mirë, dhe të vazhdohet me punime’ tha Rami Qerimi, nga sektori për urbanizëm i Komunës Çair.
Gur themeli për ndërtimin e sheshit u vendos më 17 janar të vitit të kaluar, me rastin e 544 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Sheshi do të ndërtohet në tri faza dhe gjithsej do të kushtojë afro 10 milionë euro sipas planit fillestar. Faza e parë, e cila është në realizim e sipër, do të kushtojë 2.8 milionë euro dhe ajo përfshin rekonstruksionin e dyqaneve në afërsi të përmendores së Heroit Kombëtar, pasi mbi të njëjtat do të ndërtohet një platformë e gjerë, e cila përfundon me shkallë pranë përmendores.
Në fazën e dytë është paraparë mbulimi i rrugës para urës hyrëse në Çarshi dhe faza e tretë parasheh ndërtimin e parkingut nëntokësor.
Sheshi ‘Skënderbeu’ në Shkup është paraparë të jetë 28.674 metra katrorë dhe do të jetë sheshi më i madh në kryeqytet, më i madh edhe se ai qendror ‘Maqedonia’, që ka afro 24 mijë metra katrorë./Portalb
EDITOR
12 years ago
previous article
Me sexhde e festojnë fitoren
next article
Shifra të frikshme të papunësisë në Maqedoni
you might also like
REALIZOHET TAKIMI I DYTË ME BURSISTËT 2024/25
17 hours ago
3 DITËT E BARDHA – XHUMADEL-AHIR
2 weeks ago