Studentët e krahut të organizatës së Vëllezërve Muslimanë në Universitetin e Az’harit, bien në sexhde, për ta shprehur në këtë mënyrë falënderimin e tyre ndaj Krijuesit me rastin e publikimit të rezultateve të zgjedhjeve për Unionin e Studentëve të Universitetit të Az’harit, me ç’rast studentët e krahut të Vëllezërve Muslimanë korrën fitore bindëse dhe me shumicë absolute i fituan vendet në Unionin e Studentëve të Universitetit të Az’harit.
Ja, fitoren në zgjedhje, ky brez i edukuar në frymën islame, e shpreh me sexhde. Kështu duhet të shprehet falënderimi ndaj Krijuesit.
Gëzimi për fitore, nuk shprehet me cakrrim gotash, as me ngritjen e dy gishtave, as me koktej alkooli e ndezje lëndësh plasëse dhe mjetesh pirroteknike, por, kështu, me sexhde ndaj Krijuesit.