Këta janë 10 aeroportet më të rrezikshme në botë, në të cilët ndoshta nuk do të guxonit kurrë të udhëtonit.
1. Saba, ishulli Saint Maarten
Ai ka pistën më të shkurtër të uljes, vetëm 400 metra.

2. Toncontin, Honduras
Aeroporti është i rrethuar nga malet, dhe është i vendosur 1004 metra mbi nivelin e detit. Erërat e bëjnë uljen ne avionit edhe më të vështirë.

3. LaGuardia, SHBA
Ndodhet shumë pranë ujit dhe në rast rrëshqitje paraqet rrezikshmëri të lartë për pasagjerët.

4. Courchevel, Francë
Ka një pistë uljeje vetëm 525 metra të gjatë. Pilotëve u duhet të përballen jo vetëm me pistën ë shkurtër por edhe me alpet e larta dhe pjerrtësinë e tokës.

5. Wellington, Zelandë e Re
Një aeroport i vendosur në zemër të ujërave të detit blu. Ai i ngjan një ishulli pasi është i rrethuar nga uji në të dy anët e tij.

6. Scary Kai Tak, Kinë
Ky ka qenë padyshim aeroporti më i rrezikshëm në botë, ku aeroplanëve u duhej të kalonin disa metra mbi pallatet e banuara. Por ai u detyrua të mbyllej, disa muaj më parë.

7. Lukla, Nepal
Nuk ka kullë kontrolli, mungojnë krejt pajisjet moderne elektronike që i nevojiten një aeroporti. Ulja është tepër e vështirë pasi konsiderohet një ndër pikat më të larta në planet, e vendosur pranë malit Everest.

8. Ice runway, Antarktikë
Pika më e ftohtë e planetit. Avioni duhet të përballet me dëborën dhe akullin e ngrirë, dhe të shmangë një rrëshqitje apo fundosje në ujë.

9. Princess Juliana, Karaibe
Ai ishte projektuar për avionë të vegjël dhe mesatar. Megjithatë avionë të mëdhenj fluturojnë vetëm disa metra sipër kokave të njerëzve, ndërkohë që ata kalojnë kohën në plazhin aty pranë.

10. Paro, Bhutan
Ky aeroport në Himalaja është shumë i rrezikshëm. Vetëm 8 pilotët janë të kualifikuar për të pilotuar aty. Aeroporti është 1,5 kilometra mbi nivelin e detit dhe është i rrethuar nga majat e mprehta të maleve të lartë.

/Start/