Forumi Rinor Islam shpall konkurs për zgjedhjen e shkencëtarit të ri të vitit. Këtë çmim FRI e ndan për punën kërkimore – shkencore të shkencëtarëve të rinj në një fushë të caktuar, për të qenë kështu një motivim për hulumtuesit e rinj në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Çmimi “Shkencëtari i ri i vitit” ndahet si mirënjohje shoqërore për të arritura të veçanta në çfarëdo lëmi shoqërore apo shkencore.

Çmimi do të ndahet në manifestimin e Vitit të Ri, Hixhri 1444, që organizon Forumi Rinor Islam, në tetor 2022.

 

Afati i fundit për aplikim: 24 tetor 2022

 

Më poshtë do ta gjeni fletëaplikimin dhe udhëzuesin për këtë çmim.

FLETËAPLIKIMI 2022

UDHËZUESI 2022