Punëdhënësit shpenzojnë një mesatare prej vetëm 8,8 sekonda për shqyrtimin e çdo CV-je (Curriculum vitae) që ata marrin nga punëkërkuesit, thuhet një studim të ri të bërë në Britaninë e Madhe.
“The Independent” shkruan se sipas një sondazhi të bërë së fundmi me 500 punëdhënës, kjo ndodh edhe për shkak të gabimeve që punëkërkuesit bëjnë gjatë hartimit të CV-ve të tyre.
Dhjetë gabimet më të mëdha që bëhen gjatë punimit të një CV-je janë:
1. Gabimet gramatikore
2. Gabimet drejtshkrimore
3. Formatimi i dobët
4. CV-ja më e gjatë se dy faqe
5. Trillime të rastit
6. Përdorim i zhargoneve bajate
7. Përdorimi i fontit të pazakonshëm
8. Shënimi i plotë i notave të provimeve
9. Renditja e emrave të librave të lexuara dhe gjërave që di t’i gatuash
10. Mungesa e aktiviteteve që lidhen me zhvillimin personal
Sondazhi është kryer nga Shërbimi Kombëtar për Qytetarët në Britaninë e Madhe, ndërsa nga dhjetë gabimet, më e pafalshmja është ajo numër katër – CV-ja më e gjatë se dy faqe. /lajmi.net/
EDITOR
10 years ago
previous article
Një mesazh nga të përçmuarit
next article
Mundësi studimi në Oxford!
you might also like
REAGIM ME RASTIN VANJA
1 year ago
ÇMIMI “HAFËZI I RI I VITIT”
2 years ago
Çmimi “Shkencëtari i ri i vitit”
2 years ago