Ja 10 këshilla praktike të dobishme që mund t’ju hyjnë në punë në jetën e përditshme:
– Pjesët e gërvishtura të CD-së gjithnjë fërkojini me banane para se ta vendosni diskun në pajisje. Në këtë mënyrë CD-ja nuk do të shfaqë probleme kur luan.
– Përdorni thelpinjtë e arrës për të hequr gërvishtjet nga mobilet e drurit.
– Për të shtuar volumin, vendoseni smartfonin apo tabletën tuaj në një tas. Në këtë mënyrë tingujt do të dalin më të lartë.
– Sa herë që të keni mundësi printoni me “Times New Roman”. Do të përfitoni 100 faqe më tepër nga një bobinë boje krahasuar me printimin me fonte të tjera popullore si “Arial” apo “Verdana”.
– Keni humbur apo jeni mërzitur në një qytet të ri? Pyesni në ndonjë hotel vendas. Mund të merrni këshilla të çmuara dhe përgjigje që vetëm vendasit mund t’i kenë.
– Mbani në gojë ullinj kur filloni të ndieni përzierje nga udhëtimi me makinë. Ullinjtë do të përthithin sekrecionet e krijuara.
– Vendosni djathë sipër fetës së bukës dhe futini në thekësen e kthyer horizontalisht. Do të keni sanduiçë me djathë të shijshëm.
– Mos lejoni që qeset e rënda plastike t’ju grijnë gishtat. Në vend që t’i mbani direkt në dorë, varini në një send të fortë.
– Hiqini nga priza të gjitha pajisjet e mundshme elektrike kur dilni nga shtëpia. Edhe kur nuk janë të ndezura, ato harxhojnë energji. Duke i shkëputur nga korrenti mund të kurseni deri në 10% në faturën elektrike.
– Kur është e mundur, blijini biletat e fluturimit në mesjavë. Shitësit i rrisin çmimet e biletave në fundjavë për të përfituar nga udhëtarët që marrin vendime të menjëhershme për pushime.
/Start/
EDITOR
11 years ago
previous article
BE: Izraeli të kthehet në kufijtë e vitit 1967
next article
Sofra e ramazanit edhe në Tetovë (VIDEO)
you might also like
REAGIM ME RASTIN VANJA
1 year ago
ÇMIMI “HAFËZI I RI I VITIT”
2 years ago
Çmimi “Shkencëtari i ri i vitit”
2 years ago