Mund të jenë besnik ndaj familjarëve por të pamëshirshëm ndaj personave të padëshirueshëm. Ja kush janë 10 nga racat e qenve më të rrezikshëm në botë.
1. Pitbull
Kushdo që është familjar me qentë pitubll, nuk suprizohet teksa i sheh në krye të 10 qenve më të rrezikshëm në botë. Numri i vdekjeve të shkaktuara nga qentë pitubull është i lartë. Ata janë natyrë agresive, dhe njihen më së tepërmi për sportin ilegal të dyluftimit, gjatë të cilit coptojnë kundërshtarin e tyre.

2. Rottweilers
Është një qen esktremisht agresiv, sidomos kur bëhet fjalë për të ruajtur territorin e shtëpisë së banimit.

3. Husky
Megjithëse janë konsideruar si më të rrezikshmit, nga raportet, në 20 vitet e fundit, vetëm 15 njerëz kanë vdekur nga sulmet e një Husky. Ata janë qenë energjik, gjithmonë të gatshëm për të vrapuar.

4. German Shepherd
Janë qenë shumë inteligjent dhe të fuqishëm, çka i bën edhe të rrezikshëm. Po aq sa janë besnik aq janë edhe të pamëshirshëm kur bëhen agresiv.

5. Alaskan Malamutes
Ashtu si Huksy-t, janë shumë energjik. Kur kjo energji nuk përdoret në mënyrë pozitive ata bëhen të rrezikshëm.

6. Doberman Pinschers
Dallohen për vigjilencën e lartë, besnikërinë dhe inteligjencën. Ata zakonisht sulmojnë kur një pjesëtar i familjes përballet me rreziqe.

7. Chow Chows
Janë qen tepër të pavarur. Kur nuk trajtohen me vëmendjen e duhur bëhen agresiv.

8. Great Danes
Peshojnë 90 kilogram, gati sa dyfishi i qenve të lartpërmendur. Është një qen që vetëm me pamjen e jashtme të fut frikën, kur nuk trajtohen me vëmendje rebelohen dhe sulmojnë.

9. Boxer
Megjithëse është pjesë e listës, si natyrë nuk janë qen agresivë, më tepër se sa inteligjent.

10. Akitas
Janë qen të rrezikshëm që dallohen për guximin, bukurinë dhe besnikërinë e tyre.

/Start/