Kur Jacob Barnett ishte vetëm dy vjeç, ishte diagnostikuar me autizëm. Mjekët u thanë prindërve se djali ndoshta kurrë më nuk do të flasë, të lexojë, ose se ka për t’i kryer aktivitetet e përditshme.
Por mjekët gabuan. Barnett sot është 14 vjeç dhe është një student i shkallës master. Ai ka për synim të mbrojë doktoraturën në fizikën kuantike.
Barnetti ka koeficientin e inteligjencës (IQ) prej 170 dhe ua kishte mësyrë studimeve në Universitetin e Indianes, kur ishte vetëm dhjetë vjeç.
Sipas gazetës “TIME”,citon Albinfo në vitin 2011, Barnett jo vetëm që është më inteligjent ndoshta nga Ajnshtajni, por ka mundësi një ditë të rrëzojë teorinë e tij të relativitetit.
Përveç obligimeve të shumta me studimet, Barnett, i cili ka sindromën “Asperger”, gjithashtu është një sipërmarrës dhe shkrimtar.
Ai me prindërit ka hapur një organizatë bamirësie me emrin “Jacobs Place” për të zgjuar ndërgjegjen e njerëzve dhe për të thyer paragjykimet në lidhje me autizmin. /albeu.com/
EDITOR
12 years ago
previous article
Mbaroi me sukses projekti "Edukohu, debato!"
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago