Më datë 11 maj 2013, ditë e shtunë, në lokalet e ish-komitetit komunal në Kumanovë përfundoi me sukses projekti tremujor “Edukohu, debato!”, nikoqirë të të cilit ishin organizatat Forumi Rinor Islam (në këtë rast, Dega Kumanovë) dhe qendra për zhvillim dhe edukim kulturor “Racio” nga Shkupi.
Projekti, në Kumanovë, pati filluar në shkurt të këtij viti dhe përfshinte ligjërata, sesione dhe punëtori nga lëmia e komunikimit, të folurit publik dhe debati nga profesionistë të ndryshëm, kryesisht nga Kumanova e Shkupi për nxënësit e shkollave të mesme të komunës së Kumanovës. Projekti u realizuar edhe me bashkëpunimin e drejtorive të shkollave të mesme dhe unioneve të nxënësve.
Pika përfundimtare e aktivitetit në fjalë ishte atë ditë kur u organizua finalja në nivel lokal, gjatë së cilës kandidatët – shkollarë të mesëm nga shkollat e mesme të Kumanovës – patën mundësi të ndahen në dy grupe dhe të debatojnë më temë “Roli i mashkullit është universal, ndërsa i femrës specifik”. 5 debatuesit më të mirë do të marrin pjesë në finalen e madhe që do të organizohet në Teatrin Shqiptarë në Shkup, ku do të kenë mundësi të garojnë me 5 nxënësit më të mirë që do të fitojnë finalen lokale në Shkup.
Fjalë përshëndetëse para fillimit të debatit në fjalë patën përfaqësuesit e dy organizatave bashkorganizative, edhe atë: Berat Limani, Kryetar i FRI-së – Dega Kumanovë, i cili përshëndeti aktivitetin në fjalë dhe shprehu mirëseardhjen e tij për investimin në kësofarë projektesh, përuroi nxënësit për kohën e ndarë për ndjekjen e projektit dhe gatishmërinë për të investuar në ngritjen e aftësive të tyre intelektuale; dhe Fatmir Aliu, nënkryetar i Racios, i cili theksoi se kësofarë projektesh çojnë drejt ndërtimit të nivelit intelektual të gjeneratave të reja, ashtu si edhe përmendi edhe planet e tyre për zgjerimin e këtij aktiviteti, si në Kërçovë dhe Tetovë.
Forumi Rinor Islam dhe Racio ndau edhe certifikata për të gjithë nxënësit të cilët ishin pjesë e këtij projekti. Aktivitet i radhës është finalja në debat mes nxënësve të Shkupit më 15 Maj 2013 ku  edhe do të përcaktohen debatuesit për debatin final.

481074_10151436047611947_1633448258_n
Mbaroi me sukses projekti “Edukohu, debato!” – Kumanovë

 
21225_10151436052056947_2077292853_n
Mbaroi me sukses projekti “Edukohu, debato!” – Kumanovë

375087_10151436052211947_1808668815_n
Mbaroi me sukses projekti “Edukohu, debato!” – Kumanovë

936184_10151436052261947_2113697761_n
Mbaroi me sukses projekti “Edukohu, debato!” – Kumanovë

945061_10151436051971947_1247245423_n
Mbaroi me sukses projekti “Edukohu, debato!” – Kumanovë

 

Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam