Më datë 23.05.2014, Asociacioni për Afirmimin e Gruas (AAG) organizoi promovimin e librit “Fluturime poetike” të autores Shqipe Palloshi. Libri në fjalë është njëkohësisht libri i parë i autores dhe botimi i parë i Asociacionit për Afirmimin e Gruas.

 
Gjatë evenimentit të promovimit, fjalim përshëndetës pati kryetarja e AAG-së, znj. Ajgyl Sulejman. Ndër të tjerash ajo theksoi se me botimin e këtij libri, Asociacioni për Afirmimin e Gruas ka shënuar edhe një hap para drejt realizimit të qëllimeve dhe objektivave të veta, një ndër të cilat është edhe përkrahja dhe inkurajimi i femrave në ndërtimin e karrierave të tyre.
Më pas, fjalë përshëndetëse pati edhe autorja e librit, Shqipe Palloshi, e cila falënderoi të gjithë ata që kontribuan në botimin e librit, duke shtuar se poezia është një ndër gjërat më të bukura të botës, e cila gjithmonë duhet të jetë në shërbim të së vërtetës.
Evenimenti u përmbyll me sesionin e shpërndarjes së librit për të gjithë të pranishmit dhe me një koktej rasti.
Përndryshe autorja është edhe nënkryetar e Kuvendit Qendror të Formuit Rinor Islam.

10314764_649220268467194_5876573039128641742_n
AAG promovon librin “Fluturime poetike”

10366263_649220321800522_3796634138534769061_n
AAG promovon librin “Fluturime poetike”

 
10373832_649220351800519_3470830432671428602_n
AAG promovon librin “Fluturime poetike”