Categories
Lajme FRI

18-vjeçarja shpik pajisjen që karikon celularin në 20 sekonda (Foto)

Një adoleshente ka shpikur një pajisje revolucionare që mund të karikojë një telefon celular në vetëm 20 sekonda.
Esha Kharemori nga Kalifornia ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve teknologjik “Google”.
Për shpikjen e kësaj pajisje super të shpejtë 18-vjeçarja ka marrë një shumë prej 50 mijë dollarësh, nga projekti që mbështet inovacionin e studentëve në mbarë botën “Intel International Science and Engineering Fair” .
Pajisja e quajtur “Supercapacitor” është e vogël dhe fleksibël, e aftë të përballojë 10 mijë cikle rikarikuese, ndryshe nga bateritë normale.
“Google” ka kontaktuar me novatoren Esha për të zbuluar vizionin dhe planet e saj mbi të ardhmen e baterive telefonike./Start/
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version