Me rastin e ditës ndërkombëtare kundër homofobisë, sot në Kosovë, zyrtarë qeveritar, përfaqësues të shoqërisë qytetare dhe të komunitetit LGBT, shënuan me përurim ngazëllues këtë ditë, duke shprehur kështu keqardhje për meshkujt që duan të flenë me meshkuj dhe të presin fëmijë prej lejlekut, si dhe për femrat të cilat duan të miklohen prej femrave duke pasur për qëllim dhe druajtje të mos ndihen si imorale, ngjashëm sikur një prostitutë e cila kishte fjetur me më shumë se 200 meshkuj dhe në fund kishte thënë se ende nuk ndihet lavire, thuajse kjo qenka çështje ndjenjash. Të jesh homofob, do të thotë ta urresh këtë tufë njerëzisht, të cilët duan që dheun me dhe ta mbjellin dhe ta bëjnë një kodër të gjallë, pulën me pula ta bëjnë me zogj e të ngjashme. Lexues i dashur, mos më thuaj se edhe ti qenke homofob. Ke parasysh, edhe unë si shkrues i këtyre vargjeve kam frik të shprehem si ti, sepse sot është dita kundër neve, mos harro se bota ende nuk ka gjetur ndonjë ditë kundër “kundër homofobisë”.
Sot defiluan delfinët maturant, afërsisht si në kohën kur nëna i kishte lindur, me pak grim më tepër. Disa nëna të mbuluara me shami islame ecnin rrugës të lumtura për të shkuar në mejdanin ku shikuesit kënaqeshin me trupat e huaja, ngjashëm sikur në Romën e lashtë, kur shikuesit përqark tyre u lumturoheshin deri në qiell me rrëshirën e gjakut të gladiatorëve, të cilët humbnin betejën me kundërshtarët që ishin më gjallë fizikisht dhe tërësisht të vdekur shpirtërisht.
Pas kësaj panorame, vallë mund të quhet ekstremist fetar ai që të paktën ndien keqardhje për këtë katandisje shoqërore? Si jo, mund të quhet, ngase shkrimet e mia, ligjëratat e hoxhallarëve, mbulesa e vajzave të shkollës së mesme janë të drejta të qeverisë dhe të kuvendit tonë, ndërsa defileu i turpit me trupin cullak, LGBT-të e një gamë e kësaj familjeje, janë të drejta të veçanta vetjake të atyre që janë përcaktuar të jenë dhe të duken kështu siç shihen, pra të ndryshëm prej neve, ose ne të ndryshëm për ata.
Asgjë nuk është gjendja e vështirë ekonomike sa është kjo zymtësi. Dikur shqiptarët, edhe pse ishin shumë dobët ekonomikisht, sërish morali nëpër familje e nëpër lagje lulëzonte, ndërsa sot më i keqi i lagjes, i shoqërisë ose i familjes është ai që shprehet haptas kundër këtij bari të keq, kundër shembjes sonë në shkëmbin e rrethuar me gjarpërinj. Ndërsa, forca dhe lokomotiva shtetërore sot shënoi ditën kundër mua, kundër shokëve të mi, kundër gjyshit e gjyshes sime, thuajse ata nuk paskan qenë njerëz që paskan mundur të kishin orientime të ndryshme seksuale, kundër hoxhallarëve të cilët guximshëm janë duke qëndruar kujdestar të kësaj shkërmoqje të moralit, si dhe kundër gjithë atyre të cilët duan familje të shëndoshë, duke u nënkuptuar se duan edhe shoqëri të tillë. Sot Kosova shënoi ditën kundër qytetarëve të saj, nën emrin e ditës ndërkombëtare kundër homofobisë.
Kemi të drejtë të pyesim Lëvizjen Vetëvendosjen, se ku i ka vezët që t’i gjuaje këtë tufë bishash me pamje njeriu? Ku e ka gojën e mbushur plot me komb e çështje kombëtare? Mos vallë sateliti kombëtar nuk e rrokë këtë program pornografik? Të nderuar, kjo gamë veprimesh është vazhdë e shembjes së shtetit përmes vrasjes së shoqërisë. Nëse në këtë rast heshtni dhe nuk arrini ta mbuloni edhe këtë vrimë në formë të shpellës, atëherë dijeni se keni humbur shumë, dijeni se një qytetar nuk mund t’ju votojë duke qenë se keni gojën plot komb e bashkim kombëtar, ngase para bashkimit kombëtar, shqiptarët të përkrahur edhe prej botës, lehtas u bashkuan në LGBT dhe kundër homofobisë!