Categories
Lajme FRI

“ISLAMI, NEVOJË E CIVILIZIMIT BASHKËKOHOR”

Forumi Rinor Islam – Dega Shkup realizoi ligjëratën e radhës në kuadër të ciklit të ligjëratave dyjavore, me temën “Islami, nevojë e civilizimit bashkëkohor” e cila u trajtua nga Mr. Xhabir Emini, Kryetar-FRI.

Ligjërata filloi me recitimin e disa ajeteve të Kuranit Famëlartë nga hafizi Uvejs Murtezi.

Qëllimi i këtij takimi ishte kuptimi i nevojës së shtjellimit të tematikave të këtilla, çka paraqet civilizimi, çfarë i solli islami këtij civilizimi dhe ekuilibrimi midis besimit dhe shkencës.

Vlenë të theksohet se islami i solli shpresë dhe agim shoqërisë, e luftoi pesimizmin, depresionin, dështimin dhe solli konceptin e njeriut të mirë, të ndërgjegjshëm dhe me përgjegjësi.

Pjesa e fundit u permbyll me ajetin:
“Lexo, me emrin e Zotit tënd, I cili krijoi (çdo gjë). (Surja el-Alak – 1)

Shkup, 7 dhjetor 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version