Gazeta e njohur The Huffington Post, në tetor 2013 sjell për lexuesit online 50 xhamitë më të bukura në botë, mes të cilave edhe xhamia e plumbit në Shkodër.
Xhamia e Plumbit në Shkodër, renditet në vendin e 37 para xhamisë Vahsiz Khan në Lahore të Pakistanit dhe pas xhamisë Jami Ul Alfar në Sri Lanka. Në vendin e 31 renditet Xhamia Blu në Stamboll të Turqisë, ndërsa dhjetë vende pas xhamisë shqiptare është Xhamia e Madhe në Paris.
Në fund të listës renditen xhami e Lindjes së Diellit në Melburn të Australisë dhe Xhamia Kombëtar e Abujas në Nigeri. Po kush renditet në vendet e para? Është pikërisht xhamia Mashkhur Jusup në Kazakistan, dhe në vend të dytë Xhamia e Kristaltë në Malajzi. Vendi i tretë i takon një xhamie në vendet e ftohta të Europës. Është xhamia e Nusrat Djahannë Kopenhagen të Danimarkës. Në Islamabad të Pakistanit gjendet xhamia e katërt më e bukur në botë, Shah Faisal Masjid dhe fill pas saj renditet Xhamia Şakirin në Stamboll.
Nuk mbeten pas as xhamitë e ndërtuara në Europë. Kështu në vendin e 27 është xhamia Schëetzingen në Baden-Ëürttemberg të Gjermanisë ndërsa në vendin e 22 është Xhamia Regent’s Park në Londër të Anglisë. Natyrisht janë vendet ku besimi mysliman është dominant kanë numrin më të madh në listën e 50 xhamive më të bukura në botë. Disa xhami nga Malajzia, India, Arabia Saudite, Afganistani apo Pakistani janë renditur në këtë klasifikim.
Ato janë cilësuar si shtëpitë më mahnitëse të adhurimit.