Sipas dëshmitarëve okularë, anijet detare izraelite qëlluan me disa predha portin në orët e hershme të së mërkurës.
Forcat izraelite bombarduan portin detar Rafah në jug të Rripit të Gazës, duke lënë dy palestinezë të plagosur dhe 6 të zhdukur ne urërat e portit Rafah. Dy varka peshkimi janë djegur gjithashtu bëjnë të ditur dëshmitarët okularë.
Sipas dëshmitarëve okularë, anijet izraelite qëlluan me predha portin në orët e hershme të së mërkurës pasi po ndiqnin dy varka peshkimi palestineze.
Palestinezët kanë detin burimin kryesor të furnzimit me peshq, pas bllokades nga Izraeli dhe Egjipti.
Edhe ky i vetmi burim ushqimi po rrezikohet kur vazhdimisht Izraeli sulmon anijet e peshkimit në portin palestines Rafah.
Gaza është një qytet burg për më shumë se 1.5 milion banorë palestinez, e shëndërruar në gërmadha nga sulmet e vazhdueshme izraelite. Problemet e shumta me ushqim, ujë të pijshem, paisje higjenike dhe barëra kan thelluar edhe më shumë krizën në këtë vend. Jeta e vështirë dhe e papërballueshme e banorëve të Gazas do të ishte e lehtë poqëse nuk do të shoqërohej pothuajse cdo ditë me sulme nga toka dhe ajri.
Dy nga anëtarët e ekuipazhit të anijes u plagosën, ndërsa gjashtë të tjerë janë zhdukur, shtuan dëshmitarët.
Anijet izraelite gjithashtu granatuan fshatin Al-Sewediya në jug të largët të Gazës, por nuk është raportuar për viktima./mesazhi/