Në Sibirin Lindore në Rusi, është shënuar temperaturë rekorde më e ulët – në fshatin Ojmjakon janë matur minus 71 gradë Celsius. Fshati lindor siberian është vendi më i ftohtë dhe në të njëjtën kohë vend i banuar i përhershëm në Tokë. Në të jetojnë 500 njerëz, të cilët thonë që dimrat në vitet e fundit janë më të ngrohtë sepse temperaturat kanë lëvizur mes minus 40 dhe minus 50 gradë Celsius. “Kur shkoja në shkollë, më kujtohet çdo ditë ishte minus 60, minus 61 gradë.
Kështu ishte çdo vit, të paktën dhjetë ditë” thotë druprerësi Aleksej Jergov.
Fshati Ojmjakon nuk është në marrëdhënie të mira me fshatin e afërt Verhojansk i cili gjithashtu ka marrë të drejtën e titullit vendi më i ftohtë në botë.
Sipas etnografes Tamara Vasileva “lufta” ka filluar me një gabim shtypi. Gjegjësisht, në një dokument është theksuar se në vitin 1885 në Verhojansk është matur temperaturë prej minus 67,8 gradë Celsius. Ky ishte shkak për grindjen shekullore” thotë Vasileva.