Akoma nuk njihen mirë efektet klinike të 3D-së mbi shëndetin e syrit, megjithatë specialistët këshillojnë përdorimin e tij në masën e duhur.
Kohët e fundit është shtuar shumë fama e televizorëve 3D. Por, nga ana tjetër nuk njihen akoma efektet klinike mbi shëndetin e syrit.
Kur jemi njohur për herë të parë me televizorin, ekrani ishte bardh e zi. Më pas kaluam tek ai me ngjyra, LCD, LED e deri tek ai 3D. Por specialistët na tërheqin vëmendjen të tregohemi të kujdesshëm ndaj televizorëve 3D të cilët të bëjnë të ndihesh pjesë e filmit.
Deri tani ekzistojnë të dhënat e para të marra nga njerëzit që shohin pamje 3D. Në mesin e tyre mund të përmendin ankesa si dhimbjen e syve, të kokës, të përziera, të vjella. Madje ka prej atyre që e lënë filmin pa përfunduar.
Sigurisht që edhe kjo teknologji ka përparësitë dhe dobitë e veta. Çdo fëmijë duhet provuar me pamjet tre dimensionalë të paktën një here. Lind pyetja si mund të shohë njeriu në tre dimensione? Kjo është e mundur duke përdorur mire të dy sytë. Nëse një fëmijë nuk mund të shohë mire pamje tre-dimensionale, atëherë duhet të vizitoheni menjëherë tek okulisti. Kjo mund të jetë shenjë e ndonjë problemi me sytë.
Nëse ndjeni ndonjë shqetësim kur vendosni syzet 3D, atëherë specialistët ju këshillojnë mospërdorimin e tyre. Nuk sugjerohet përdorimi i tyre për një kohë të gjatë. Në të njëjtën kohë nuk sugjerohet dhe përdorimi nga ana e fëmijëve më të vegjël se 6-7vjeç./Start/
EDITOR
12 years ago
next article
Ekspozita "Kam mall për Ty, Pejgamber i All-llahut"
you might also like
RIFILLON PROJEKTI “EUREKA” NË SHKUP DHE KËRÇOVË
9 hours ago
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
4 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
4 days ago