Sot në orën 7 e 45 minuta në lagjen Potok të Tetovës n shtëpinë e Idaver  Shaqirit  kanë rënë dy shkëmbinj të cilët e kanë lënduar të birin e tij 32 vjeçarin Naser Shaqiri dhe kanë rrënuar një pjesë të shtëpisë në ë cilën banon kjo familje.
Idaveri thotë se në momentin  kur kanë rënë shkëmbit ata kanë qenë të zgjuar ndërsa djali  i tij  Naseri ka qenë në gjumë. Ai më pas ka qenë në spital dhe është lëshuar.
“Shkëmbit e rënë atë e kanë lënduar në këmbë dhe  krahë por  gjendja e tij është e mirë” thotë Idaver Shaqiri.
Familja Shaqiri ka mbi 30 vite që jeton në këtë shtëpi. Gjendja e tyre financiare është e dobët sepse gjashtë anëtarë varen nga pensioni që e merr nëna e Idaverit.
Kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti e ka vizituar këtë shtëpi dhe se u ka premtuar se gjatë ditës së hënë do të marr një iniciativë për të ndihmuar këtë familje.
Shtëpia është në rrezik të vazhdueshëm sepse edhe dy shkëmbi të tjerë rinë përbri dhe në çdo moment mundet të rrëzohen mbi të andaj nëse autoritet nuk ndërmarrin asgjë, këtë familje mund ta gjejë edhe ndonjë tragjedi tjetër. /Portalb/