Autobusë të mbushur me besimtarë muslimanë kanë nisur të mbërrijnë në qytetin e Shenjtë të Mekës, në Arabinë Saudite, për pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit.
Zyrtarisht i hapur, ai konsiderohet të dielën. Rreth 2 milionë vetë priten të kryejnë sivjet këtë rit të lashtë, në atë që konsiderohet si grumbullimi më i madh fetar në botë. Për autoritetet vendase, Haxhi përbën gjithmonë një sfidë të madhe logjistike dhe sigurie.
Një pelegrin algjerian thotë për “Reuters” se, lutjet e tij do të jenë për mirëqenien e të gjitha kombeve arabe. “Do të lutem për të gjitha vendet arabe, e për të gjithë popujt arabë, Allahu qoftë me ne e na dhëntë fitore”.
Si një prej pesë shtyllave kryesore të Islamit, Haxhi konsiderohet detyrim për të gjithë muslimanët, që janë në gjendje fizike dhe ekonomike ta ndërmarrin rrugëtimin, të paktën një herë në jetë.
Arabia Saudite, shtëpi e vendeve më të Shenjta të Islamit, shihet si mbrojtëse e fesë dhe vishet me përgjegjësinë e ruajtjes së qetësisë gjatë festivalit fetar, që mbledh në një vend muslimanë të sekteve të ndryshme.
Qeveria saudite është veçanërisht vigjilente për sulme të mundshme terroriste. Militantë të lidhur me al-Qaeda-n ndërmorën në 2003-shin një fushatë të mirëfilltë dhune, me qëllim destabizilimin e monarkisë aleate të Shteteve të Bashkuara, ndërsa tri dekada më parë, radikalët sauditë iu kundërvunë ashpër marrjes së kontrollit të Xhamisë së madhe të Mekës, nga familja mbretërore. / Top Channel
EDITOR
11 years ago
next article
A i duhet Gjermanisë një ministri Integrimi?
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago