Tash edhe dija shitet shumë- shumë lirë. Sidomos në Kosovë, ku punimet e diplomave universitare shiten vetëm për një euro.
Në një fotografi të postuar në Facebook nga një qytetar i Prishtinës shihet se në pazarin e veturave në Fushë Kosovë, që mbahet çdo të diele e ku shitet shumë çka tjetër, tash po shiten edhe punime diplomash, transmeton reporteri.
Sipas postimit, një punim shitet për 1 euro dhe se tregtari ka më mijëra të tillë. /Telegrafi/