Dalëngadalë Pentagoni po kthen në realitet shumë teknologji të armëve të para më shumë në filmat fantastiko-shkencor. Disa prej tyre janë kullat lazer të cilat do të fillojnë të përdoren në vitin 2014. Agjencia e projekteve të zhvilluara të mbrojtjes “DARPA” ka bërë të ditur se këto rreze lazer po përgatiten për t’u vendosur në avionët luftarakë.
Kullat lazer të zhvilluara nga “DARPA” dhe kompania ajrore “General Atomics” në vitin 2012 do të montohen tek avionët luftarakë ndërsa në vitin 2014 dhe më pas do të hyjnë në fazën e testimit.
Sistemi lazer i zhvilluar në kuadër të programit të quajtur HELLADA (Sistemi mbrojtës i fushës së lazerëve me energji të lartë) ka filluar punën në vitin 2008. Armët me një fuqi 150kw do të montohen në avionët luftarakë dhe me anë të rrezeve lazer me energji të lartë do të shkatërrojnë raketat e nisura nga toka.
“DARPA” krahas kompanisë ajrore “General Atomics” po zhvillon projekte lazer edhe me gjigantin e armëve “Lockheed Martin”. Thënë shkurt mund të themi se anijet e luftës me rreze lazer të cilat i kemi parë te filmi Lufta e yjeve do të bëhen realitet në të ardhmen. /Start/
EDITOR
12 years ago
previous article
Kjo vogëlushe 3 vjeç është më e zgjuar se Ajnshtajni
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago