Parlamenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, më 23 janar ka zgjedhur Dr. Amal al-Kubejsi zëvendëskryetare të parlamentit
Kështu ajo u bë gruaja e parë që zgjidhet në një pozicion të tillë në këtë vend.
Në fjalimin e saj të parë në parlament, dr. Amal theksoi se përfaqësimi i grave në Emiratet e Bashkuara Arabe po përjeton një rilindje të vërtetë, dhe se ato po bëhen pjesë e të gjitha institucioneve të rëndësishme shtetërore, ku fushat e tyre nuk janë vetëm organet këshilldhënëse siç ishte më parë, e për këtë më meritori është Shaikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan.
Sipas përqindjes, gratë në sesionin e ri të parlamentit përbëjnë 22.2%.
Hyrjen në reformat për përfshirjen sa më të madhe të grave në fushën e vendim-marrjes politike e ka filluar Shaikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan në vitin 2005, duke iniciuar ndryshimet në ligjin zgjedhor, gjë e cila rezultoi në ndryshimin e dispozitës kushtetuese nr. 1 në vitin 2009, e cila hapi derën për pjesëmarrjen e grave në të gjitha nivelet në fushat politike, sociale dhe të tjera./igj/