Nuk ka më keq për një rini, që në saje të mos ndenjurit kot në shtëpi, marrin rrugën e fakultetit. Ata jo që duan të bëjnë diçka në fakultet, por thjeshtë nuk i rrihet në shtëpi dhe hajt mos t’ia zënë rrugën me sorollatje të kota familjes, nisen për atje ku realisht duhet gurgulluar studimi e bisedat për librin. Shikone ku ka ardhur puna. Nuk shkojnë në fakultet për tu përgatitur e për të marrë dituri, por shkojnë se gjumi i tepërt duket se u është mërzitur. Sinonim i së kotës në bazë të këtyre qenka fakulteti!!! Dikur mund t’i mërzitet edhe fakulteti, sërish i kthehen zejës së kotë. Po rezultati i kësaj sorollotja?
Politikat shtetërore rreth arsimimit të njerëzve kanë dështuar tërësisht. Mendojnë si të kenë punë vetëm fakultetet, por jo edhe ata që mbajnë gjallë fakultetet. Askush nuk brengoset për këtë numër kaq të madh studentësh, të cilët nesër mund të jenë një potencial i bukur i dëshpërimit dhe i pashpresave në këtë vend.
Për më keq, nëse studentët tanë nisen me këtë botëkuptim, ata edhe dalin shumë të papërgatitur. Ata lëre që nuk studiojnë në studime, por të paktën as nuk çajnë kokën për të nxënë dituri sikurse nxënësat e shkollave të mesme.
Nuk është turp të themi se fakulteti nuk është për gjithkënd. Ata që nuk shkojnë në fakultet nuk janë më pak të dobishëm se ata që marrin rrugën e fakultetit. Le të shkojë në fakultet ai që të paktën është i gatshëm ose ka mundësi 6 orë mesatarisht në ditë të studion, duke i përcjellur kështu ligjëratat me rregull, aktualitetin, teknologjinë dobiprurëse e botimin e librave. Përndryshe kjo shoqëri ka nevojë edhe për automekanik të spikatur, elektricist që sa më pak të gënjejnë, murator, shërbyes profesional nëpër restorane, bujk të përkushtuar e të ngjashme, të cilët nuk kanë më pak vlerë se sa një me fakultet.
Le t’i ndajmë gjërat, nëse nuk të studiohet, mësyja ndonjë zanati të mirë. Në rregull, lexo libra të ndryshme se leximi është këmishë për të gjithë. Nëse është puna për të humbur kohë, më faqebardhë do të ishte të humbasësh kohë në shtëpi, se sa në fakultet, ku humbja e kohës është e ngjashme me plumbat e hedhura në ajër së koti prej ushtarit në luftë, duke mbetur kështu pa plumba pastaj përballë armikut!
EDITOR
11 years ago
previous article
“Koktel i hapur” në Forumin Rinor Islam në Tetovë
next article
Fabrika për “prodhimin” e lypsave
you might also like
JO KRIME, NË EMËR TË NDERIT! – Dr. Bashkim Aliu
2 years ago
Agjërimi shkollë e durimit
3 years ago
Një vazo me shumë lule!
3 years ago