Ato kanë lindur para kompjuterit, para teknologjisë së skedarëve. Ato përcjellin dijen njerëzore ndër shekuj, janë arkivat më të vyera të njerëzimit, aty ku shumë kanë gjetur rrugët e jetës; bibliotekat.
Në shekullin e 21, për shkak të futjes së teknologjisë, fuqia e tyre është zbehur disi, megjithatë sërish gjurmët e lënë ndër shekuj nuk i bëjnë ato vetëm biblioteka, por vepra të mirëfillta arti. Për herë të parë botohet një libër me fotografi nga 80 bibliotekat që të lënë pa frymë në 20 vende të botës.
Libri është vepër e akademikut britanik James Campbell që ka vizituar bibliotekat që nga Koreja e Jugut, deri në Shtetet e Bashkuara, biblioteka të ngritura që nga shekulli i 15-të e deri tek bibliotekat e kohëve moderne.
Ja disa prej tyre:
Biblioteka Tripitaka ne tempullin Haeinsa ne Korene e Jugut
Biblioteka Mafra ne Portugali
Biblioteka Codrington ne Oksford
Biblioteka Joanine ne Coimbra, Portugali
Biblioteka George Peabody ne Baltimore
Biblioteka Abot Abbey ne Austri
Biblioteka Altenburg Abbey, serish Austri
Biblioteka St.Gallen, Zvicer
Biblioteka Kombetare ne Kine
/ Top Channel
EDITOR
11 years ago
previous article
Tifozët musliman të West Ham sulmohen gjatë namazit /Video/
next article
Numri i Bankave islamike në rritje
you might also like
REAGIM ME RASTIN VANJA
12 months ago
ÇMIMI “HAFËZI I RI I VITIT”
2 years ago
Çmimi “Shkencëtari i ri i vitit”
2 years ago