Sot, në  Amfiteatrin e Fakultetit Filologjik të Universitetit Shtetëror të Tetovës, përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, para stafit akademik dhe studentëve e prezantuan projektin  Fulbright  Scholar Program.
Programin e lartpërmendur e prezantoi Kaitlin Turek – Atashe për arsim dhe kulturë në Ambasadën e SHBA-së dhe Gazmend Iliazi – Asistent për programe arsimore në Ambasadën e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë.
Profesorët dhe studentët e USHT-së shfaqën interesimin e tyre lidhur me këtë mundësi të çmuar që ju ofrohet për ndjekjen e studimeve pasuniversitare dhe kërkimeve shkencore në universitetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kaitlin Turek i shpjegoi në detaje të gjitha përparësitë dhe kriteret e këtij programi dhe njëkohësisht konfirmoi se për programin në fjalë aplikojnë studiues nga shtete të ndryshme në mbarë botën.
Përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve në vendin tonë i falënderuan drejtuesit e USHT-së për bashkëpunimin e frytshëm, dhe njëherit i  falënderuan të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre.
Përndryshe, për të gjithë të interesuarit, aplikimi online i projektit Fulbright Scholar Program do të zgjasë deri në fund të muajit dhjetor 2013.
 
 
Zyra për informim