Oahaka është një shtet në Meksikë me afro 3 milionë banorë dhe është ndër më të varfërat në botë.Rreth 23 000 banorë të këtij shteti janë të fisit Triki dhe jetojnë në pjesët më të varfëra të Meksikos, por ajo që është më interesante është se ata kanë ekipin pioner të basketbollit më të mire në shtet dhe këtu fillon përralla e cila u dëgjua nga gjithë bota.
Rasti më i veçantë është se disa trajnerë u mblodhën dhe ia përcollën fëmijëve nga 8 deri në 11 vjeç dashurinë e madhe për basketbollin. Ata nuk kanë para për ta siguruar ushqimin e atyre fëmijeve dhe jo pastaj që ti sigurojnë veshjen e duhur që të luajnë në menyrë profesionale, por kjo nuk i pengoi që ata të bëhen një nga ekipet më mira në Meksikë dhe kështu vendosën që të luajnlë pa atlete.
Ata siguruan kualifikimin për në turneun ndërkombëtar të basketbollit në Argjentinë, dhe normale që këta ishin ekipi që e tërhoqi vëmendjen e publikut argjentinas pasi ata nuk ishin mësuar të shikojnë lojtarë të luajnë pa atlete.
-Ne duam të blejmë atlete por aty njerzit nuk kanë të blejnë ushqime dhe jo pastaj të blejnë veshje sportive dhe prandaj ata gjithë kohën ecin pa atlete, tha trajneri i ekipit Ernesto Merino.
Ecin pa atlete, luajnë pa atlete, por kjo nuk i pengon që të fitojnë tre ndeshje radhazi. Pasi fituan tre ndeshje me radhë ata e morrën pseudonimin “Minjtë këmbëzbadhur nga Meksiko” kjo edhe sepse të gjithë kundërshtarët e tyre ishin më të lartë se ata. Por as kjo nuk i ndaloi që të fitonin sepse me gjithë varfërinë që e kishin ata luanën me zemër, fitonin me zemër dhe nuk luanin për para.Dhe kështu ata pa asnjë humbje e fituan turneun e madh dhe menjëherë morën urmie nga FIBA dhe NBA, por edhe nga vetë presidenti i Meksikës. Dhe pas këtij triumfi shteti i Oahakës i dërgoi veshje sportive dhe bursa nga 46 dollarë për të gjithë ekipin.
-Ne deshëm ti tregojmë botës se çfarë mund të bëjmë pa para dhe pa atlete. Deshëm ti tregojmë botës se sporti luhet me zemër dhe se atletet dhe paratë nuk kanë ndonjë rol të madh dhe ia dolëm, tha trajneri Merino.