Televizioni arab Al Hajat ka publikuar disa foto të Presidentit Muhamed Mursi, të bëra pas 3 korrikut pasi që ushtria bëri puç në Egjipt.
Nesër në Kajro pritet të mbahet seanca e parë gjyqësore në të cilën pritet të nxirret Presidenti Mursi. Ai bashkë më shumë drejtues të Vëllazërisë Myslimane akuzohet për nxitje të vrasjeve.
Ushtria puçiste e Egjiptit, nga 3 korriku e këndej ka vrarë me mijëra civilë mbështetës të Mursit, i cili njëherësh është Presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike. /SHENJA/