Asmir Begoviç, portieri i Stoke City-it ka shokuar të gjithë pasi ka arritur që të shënojë një gol të pabesueshëm i cili rrallë herë mund të shihet në ndeshjet profesionale të futbollit. Ai realizoi një gol prej afër 100 metra largësi kundër Southamptonit.
Boshnjaku shënoi krejt papritmas në minutën e 3-të, pasi goditja e tij ishte krejt e papritur e cila arriti që të tejkalojë portierin kundërshtar. Begoviç është portieri i pestë në historinë e Premier Ligës i cili arrin që të realizojë gol nga loja e hapur.
Në fund ndeshja përfundoi baraz 1:1, mirëpo ky gol do të kujtohet gjatë në Premier Ligë./albtime
previous article