Këtë vit myslimanët hyjnë në vitin e 1435 sipas kalendarit hënor. Tanimë është bërë tradicionale në këtë nënqiell që FRI të organizon manifestim me rastin e kësaj date mjaft të rëndësishme të historisë islame.
Ky manifestim i cili do të mbahet sonte (09.11.2013) në sallën univerzale në Shkup me fillim në ora 19:00 , në vetevete do të përfshijë një program mjaft i begatë. Duke marrë parasysh faktin se FRI target të saj ka kryesisht nxnësit dhe studentët si dhe të nxit dijen tek ata, pikërisht në këtë manifestim do të bëhet edhe shpallja e nxënësve dhe studentëve më të mirë të vendit.
Këtë përzgjedhje të nxënësve dhe studentëve e bëjnë stafi akedemik dhe këshilli arsimor i fakulteteve gjegjësisht shkollave të mesme. Studentët më të dalluar kryesisht vijn nga univerzitsiet si USHT, UEJL, FON, “Balkan University”, si dhe “sh.Qirili dhe Metodi”.
Në këtë manifestim të pranishëm janë intelktualë, veteran të arsimit, ministra, kryetar komunash etj.
Poshtu do jetë edhe transmetim i drejtpërdrejt në Televizonin Shtetëror të Maqedonisë kanali në gjuhën shqipe (TVM2)
Shpresojmë se sonte të gjithë të pranishmit në sallë do të ndahen të kënaqur nga kjo që ofron FRI për të gjithë ne.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam
EDITOR
11 years ago
previous article
Erdogan vë në qafë flamurin e Kosovës
next article
FRI organizoi manifestimin tradicional Hixhrit 1435
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
23 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
23 hours ago