Padyshim që goli më i bukur dhe më interesant i javës është shënuar në ligën e katërt të Spanjës. Në ndeshjen mes Alcudias dhe Majorkës B, portieri Tolo Borcelo u bë figura kryesore e ndeshjes me një gol të shënuar.
Kur Alucdia po pësonte nga Majorka, Borcelo doli në sulëm duke barazuar rezultatin. Portieri spanjoll në një mënyrë briliante goditi topin në gërshërë duke befasuar të gjithë me këtë gol.