Elhaida Dani, këngëtarja e njohur shqiptare, që i entuziazmoi të gjithë kur u shpall fituese e “The Voice” në Itali, thotë se po përzgjedh një material të mirë për të marrë pjesë në Sanremo.
Duke folur për Shekullin, ajo thotë se nëse nuk gjen një material të mirë, nuk pranon të jetë pjesë e festivalit të famshëm italian. E pyetur se sa ka ndryshuar jeta e saj që pasi fitoi spektaklin “The Voice”, ajo thotë se jeta e saj ka ndryshuar, por ajo aspak.
Më pas rrëfen se është besimtare myslimane dhe se përvoja më e bukur ka qenë kur ka kënduar e mbuluar.
“Kam qenë e ftuar në një aktivitet në teatrin “Migjeni”, të realizuar nga Medreseja e Shkodrës. Kur më kontaktuan për të marrë pjesë në këtë aktivitet, sigurisht që pranova menjëherë dhe një kusht i këtij aktiviteti ishte të mbulohesha gjatë performancës. Ka qenë një nga eksperiencat më të bukura që kam përjetuar deri më sot, pasi mendoj se kjo eksperiencë më ka sjell edhe shumë fat. Pas asaj dite, menjëherë rrugët e karrierës sime filluan të hapeshin. Besimi të mbush qenien me shpresë. Prandaj them gjithmonë, për çdo sukses, ndiej të falënderoj vetëm familjen time dhe Zotin”.
EDITOR
11 years ago
previous article
Turqia grumbullon frocat në kufirin grek, tensioni i "luftës" përfshin parlamentin grek
next article
Tumori në kokë rrezikon jetën e 13-vjeçares
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago