Juventusi tregoi dhe një herë mbrëmë se është një ekip që synon titullin e kampionit të Europës, nisur nga fitorja bindëse dhe e thellë ndaj Sëlltikut në fushën e kësaj të fundit. Ishte fillimisht Markizio që realizoi golin e avantazhit që në minutën e 3-të të ndeshjes. Futbollisti italian shfrytëzoi një pozicionim të gabuar të mbrojtjes vendase dhe mundi të gjunjëzojë portierin kundërshtar. Ndeshja mori ngjyra ndezëse dhe sidomos në fundin e pjesës së parë pati ndërhyrje të ashpra nga lojtarët e të dyja skuadrave, megjithatë, Juventus e ruajti toruan dhe mundi ta mbyllë pjesën e parë në avantazh të tij. Në fraksionin e dytë të lojës skocezët e rritën ndjeshëm volumin e lojës sulmuese dhe patën disa raste shënimi, por gjatë një kundërsulmi Markizio shënoi dhe golin e dytë për italianët, duke i vënë kapak ëndrrës së skocezëve për të shkuar më tej. Ishte minuta e 77-të dhe për vendasit nuk kishte më kohë. Italianët filluan të diktonin faktikisht ndeshjen teksa Padoin dhe vetë Markizio ndëshkohen me kartonë të verdhë. Sëlltiku nuk pati më shanse deri në fund dhe pikërisht në minutën e 83-të Vuçiniç realizoi dhe golin e tretë, duke bërë që Juventus të hedhë një hap gati të sigurt drejt çerekfinales së Ligës së Kampioneve. Ndeshja e kthimit që do të luhet në Torino do të jetë thjesht një formalitet.
PSG fiton e “skuqet”
Paris Saint Germain ka bërë një hap të madh mbrëmë në 1/16 e finaleve të Champions, duke mundur në transfertë Valencian me rezultatin 2-1. Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç mori karton të kuq në fund të ndeshjes, por në atë moment skuadra e tij e kishte siguruar fitoren. Ishin pikërisht francezët që realizuan të parët në pjesën e parë me anë të Lavecit, në minutën e 10-të. Kjo ishte një goditje e rëndë për Valencian, e cila shpresonte të shënonte ajo e para. Por në fund të pjesës së parë, pikërisht në minutën e 43-të, Pastore shënoi golin e dytë, duke tronditur keqas Valencian. Pjesa e dytë pati më shumë një duel të fortë në mesfushë, me një PSG që mbrohej me kujdes dhe shfrytëzonte kundërsulmin, ndërkohë që Valencia rriti lojën sulmuese dhe u përpoq në maksimum të barazonte lojën e rezultatin. Në minutën e fundit të kohës së rregullt, francezi Rami shënoi golin e nderit për vendasit, duke ngushtuar diferencën dhe që i ngjall paksa shpresat për Valencian për ndeshjen e kthimit. Pikërisht në fund, si pasojë e debateve me gjyqtarin dhe tensionit të krijuar në fushë, Ibrahimoviç doli me karton të kuq dhe nuk do të luajë në ndeshjen e kthimit. Gjithsesi, PSG, me fitoren e mbrëmshme 2-1 ka siguruar një rezultat që i jep të drejtë të jetë favorite për t’u kualifikuar më tej.
Ndeshjet, Liga e Kampioneve
Sëlltik-Juventus 0-3
Valencia-PSG 1-2
Sot
Real Madrid-Mançester Junajtid
Shakhtar Donetsk-Borusia Dortmund
19.02.2013 (20:45)
Porto-Malaga
Arsenal-Bajern
20.02.2013 (20:45)
Milan-Barcelona
Gallatasarai-Shalke 04
EDITOR
12 years ago
previous article
Dhuna në ndeshjet sportive do të dënohet me burg deri në 10 vjet
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago