Dhuna në stadiume dhe trukimi i ndeshjeve sportive, do të dënohen me burg.
Këto janë ndryshimet e fundit të Kodit Penal që i ka aprovuar Qeveria, e që do të gjenden së shpejti në procedurë parlamentare, për miratim përfundimtar.
“Me ndryshimet dhe plotësimin e Kodit Penal, parashihen dënime me burg prej 6 muaj deri në 3 vjet, për personin i cili para, gjatë dhe pas ndeshjes sportive, ka keqtrajtuar fizikisht ose ka cenuar sigurinë e një personi tjetër. Nëse i shkakton viktimës lëndim të rëndë trupor, ose vdekje, ligji parasheh për dhunuesin dënim me burg prej 3 deri në 10 vite”, ka njoftuar zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjeorgjiev.
Sipas tij, akuzë e posaçme do të jetë ajo për drejtuesin ose organizatorin e grupit të tifozëve, i cili me ndikimin e tij do të nxisë ata drejt dhunës, incidenteve ose dëmtimit të pronës.
Me ndryshimet janë përfshirë edhe trukimet e ndeshjeve sportive, në mënyrë që kjo vepër do të ricilësohet si “mashtrim” dhe “mitmarrje”.
Dhuna në ndeshjet sportive do të dënohet me burg deri në 10 vjet
previous article
Ja plani greko-serb për ndarjen e Maqedonisë (Foto)
you might also like
10 hours ago
1 day ago
1 week ago




